Atalanta fundos Juventusin, fitore me goleadë për Lazion

Beteja për Champions League mes Atalantës dhe Juventusit shkon për zikaltërit. Skuadra e Gasperinit merr një fitore të rëndësishme në garën e çmendur që po luhet në Serinë A për 4 vendet e para teksa u imponua 1-0 ndaj Juventusit falë golit të Malinovskit 3 minuta nga fundit i takimit.

Sfida ishte shumë e bukur dhe e luftuar mes tëdyja ekipeve ku për Pirlon ndikoi shumë edhe një lojtar si Cristiano Ronaldo për të shfrytëzuar rastet e krijuara. Ky sukses e kalon Atalantën mbi bardhezinjtë në renditje në vendin e tretë ndërsa po afrohet edhe Lazio mes 4 të parave pas triumfit tenistik, 5-3 ndaj Beneventos.

Ishte një show i Immobile me shokë në “Olimpico” ku bomber bardhekaltër shënoi 2 herë dhe gaboi një penallti. Në sfidën tjetër të mesfidës, Bologna bindi me fitoren 4-1 ndaj Spezias për t’u afruar edhe më shumë me qëndrimin në Serinë A.