Fier, plagosi me armë zjarri shtetasin, në kërkim 44-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2021, 15:27
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Policia ka nisur krehjen e Zonës në fshatin Sulaj të Fierit për kapjen shtetin me iniciale R. M. 44 vjeç.
"Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit." - njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes .