E keqja s'ka fund", për të marrë shërbimin, qytetarët në Elbasan grumbull harrojnë covidin
Pavarësisht se masat anti-covid si ndalimi i grumbullimeve mbi 10 persona, dhe mbajtja e distancës 1.5 metra janë ende në fuqi, qartazi ato nuk po respektohet nga qytetarët.
Për të marrë shërbime në institucione ato presim mes njëri tjetri me orë të tëra.
Frikë kanë, por thonë se disa shërbime duhen kryer patjetër.
"Kemi frik po çfarë të bëjmë, e keq s'ka fund. Kam nja gjysëm ore. Po presimi radhën këtu çfarë do bëjmë moj bijë e nënës"
Shqetësuese paraqitet situata edhe në qendrat masive të vaksinimit.
Të moshuarit, pavarësisht prezencës së forcave të rendit qëndrojnë në radhë pa respektuar distancën sociale.
"Po përderisa po e bëjnë të gjithë, do e bëjmë. Çfarë të bëjmë të sëmuremi. Se dimë si ta këtë shkruajtur zoti. Ja në radhë jemi".
Pavarësisht procesit të vaksinimit, në vendin tonë deri të premten janë 26780 qytetarë pozitivë me koronavirus, ndërsa prej marsit të vitit të kaluar kanë humbur jetën 2335 persona.