Në rini i fiksuar pas Mimi Kodhelit, Rama: Nuk kam bërë botoks

I veshur kasual, si një një lider trendi, Edi Rama u prezantua para grave dha vajzave socialiste , për t’i joshur poslitikisht që me 25 prill t’ia besojnë atij votën. Për të treguar sharmin e tij fizik në këto ditë të lodhshme elektorale, kryesocialisti tregoi të vërteten e tij mbi zhdukjen e rrudhave të fytyrës.

"U jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur është dukur me shkëlqim por kjo arsye nuk është botoksi por dielli që ka nisur të shkëlqejë mbi Shqipëri”

Në mbi 50 minuta nuk shpalosi asnjë projekt për mandatin e tretë, por zgjodhi që të fliste për marrëdhënien e tij me gratë e PS. Edhe pse e la jashtë zonës së sigurt ne listën e Tiranës, Edi Rama u kthye pas në kohë, në komunizim, për të treguar fiksimin e hershëm të tij me Mimi Kodhelin, që në kohën e komunizmit.

“Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë tek shtëpia jonë. Mimi ishte një superkinge me flokë të gjata, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira. Mimi vinte e unë dilja të gjuaja për të treguar sa I zoti isha kur bëja kosha”

Kryesociaisti u ndje krenar që marrëdhëniet e Romina Kukos me ndërkombëtarët tremben edhe Presidentin.

Romina ishte në këto agjenturat me shumë gjuhë të huaja që kishin rekrutuar ndërkombëtarët. Është një rrjet agjenturash që bën edhe Ilir Metën të shohë fantazma në makthet e tij”

Në betejën me kundërshtarin e tij politik, Rama ua bëri të qartë grave se cili është dallimi mes dy liderve politike.

“ Unë nuk them se nëse votohet ky Xhaferri i vogël shkon Shqipëria në flakë, por do zbresë poshtë, e nuk do të ngjitet lart. Se s’ka sesi.

25 prilli për Edi Ramën është një lojë bixhozi, por me besimin se gratë do të zgjedhin si kryeministër liderin e PS.

Thirrjet Rama ik, janë bërë pjesë e pandashme e ogranizimit të takimeve të tij elektorale