U arrestua në 1994 si punonjës i tatimeve, jep dorëheqjen gjyqtari i Gjirokastrës,Pëllumb Vehbi
Një nga gjyqtarët e gjykatës së Gjirokastrës, Pëllumb Vehbi, ka dhënë dorëheqjen duke u larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Vehbi, është një gjyqtar i vjetër në sistemin e gjykatave të vendit,ku për dy vjet mbushte moshën për të dalë në pension. Ikja e një gjyqtari në Gjirokastër, shton akoma dhe më tepër volumin e ngarkesës me dosje civile dhe penale të gjyqtarëve të tjerë që vijonë të jenë ende në punë.
Shkak për largimin e Pëllumb Vehbi nga rradhët e gjyqësorit mësohet të jetë bërë një ndalim i tij gjatë vitit 1994. Pikërisht në këtë periudhë kohe mësohet se Vehbi, ushtronte detyrën funksionale të efektivit pranë, policisë Tatimore në qarkun e Gjirokastrës.
Gjatë ushtrimit të detyrës, Pëllumb Vehbi, mësohet se është ndaluar pikërisht nga oficeri i policisë gjyqësore Arjan Sotiri, dhe më pas ndaj Pëllumb Vehbi është vendosur masa për të mos u larguar nga banesa.
Me sa duket kjo gjetje, që kanë mundur të bëjnë anëtarët e Komisionit të Posaccëm të Kualifikimit, do të sillte problem të mëtejshme për gjyqtarin Vehbi, ndaj ky i fundit ka vendosur të lerë detyrën e gjyqtarit, dy vite para se të mbushte moshën e pensionit.
Një ditë më pas një tjetër gjyqtar, këtë herë Gramoz Levanaj i Gjykatës së Apelit Tiranë, vendosi të largohet me dorëheqje nga ushtrimi i funksionit të tij. Shkak janë bërë gjetjet e shkeljeve flagrante të Levanaj.