Rama u tregon edhe një herë grave pse ftoi Bashën në bashkëqeverisje: Me mua arrini majat, Xhaferri ju zbret poshtë
Kur kanë mbetur vetëm 9 ditë nga 25 prilli kryeministri përforcon diskursin politik të sulmeve personale ndaj kundërshtarit sa vjen e përforcohet.
Dhe diskursi “Me mua arrini majat dhe pas meje vjen qameti” nuk kishte si të mungonte në takimin e sotëm me gratë e vajzat e Tiranës.
Edi Rama: ”Si mundet, sot të ketë njerëz të cilët t’i dorëzohen stresit, lodhjes, mërzisë e pakënaqësisë e të shkojnë pas një Rrapushi e të besohen se mund të bëhen. Ai që kur shkonte tek furrat e bukës u thoshte më shih në sy dhe thoshte unë do ul çmimin e bukës, apo kur premtonte se do të ulte të gjitha taksat në Tiranë. Prapa vjen boshllëku në të cilën shoqëria zhytet përsëri, vjen vakumi ku Shqipëria mpaket.
Kundërshtarin politik, kandidat për kryeministri Lulzim Basha e quajti Rrapushi i vogël.
“Rrapushi sot ka trajtën e Lulzim Bashës. Është më i ri se Rrapushi më i qeshur se Rrapushi. Më i vështirë për tu marrë vesh se kush është në fakt sesa Rrapushi por është Rrapushi i kthyer në një formë tjetër për ti bërë të njëjtin test të mallkimit që shqiptarët i ka ndjekur dhe I ka kapur kur të lodhur të stresuar, të pakënaqur e të zhgënjyer kanë vajtur pas berihait. Siç vajtën pas haxhi Qamilit e sicvajtën deri kur erdhi Rapushi”
I vetëdijshëm se shqiptarët janë të pakënaqur dhe të zhgënjyer u kërkon dhe një shans tjetër për të drejtuar qeverinë, pasi me bindje thotë se Shqipëria arrin në maje vetëm nga qeverisja e tij ndërsa me qeverinë e Bashës Shqipëria do vijojë të bjerë.
Edi Rama: “ Unë nuk them se nëse votohet ky Xhaferri i vogël shkon Shqipëria në flakë, por do zbresë poshtë, e nuk do të ngjitet lart. Se s’ka sesi.
Ngjitja për në majën ku jemi nisur nuk bëhet duke gënjyer veten se është e lehtë se po të ishte e lehtë do ishin ngjitur në majë me vakt por këtë herë është shumë më e rëndësishme. Askush më mirë se gratë ka vetëm një rrugë, të vazhdosh , të durosh, besosh e punosh, e punosh përsëri. Kush del e thotë lekë lekë, kërkon të manipulojë shpirtin e lodhur e të trazuar e të mërzitur, ndërsa kush thotë punë punë, kërkon të motivojë e të çojë në betejë sepse Shqipëria duhet të vazhdojë betejën.
Shqipëria po fiton një luftë në dy fronte që do të kishte gjunjëzuar edhe një elefant duhet sot të jetë më e vetëdijshme se asgjë nuk është e pamundur nëse ne shkojmë para në një drejtim”
Rama u ndal sërish tek ftesa drejtuar Bashës dhe tregon pse e bëri edhe pse tha më 25 prill nuk do të ketë nevojë të kërkojë vota pasi do të marrë shumicën absolute.
Edi Rama: “Ju keni dëgjuar muhabetin çfarë unë thashë sa i takon bashkëpunimit me Bashën e PD-në, natyrisht që mënyra si komentohet është e njëjta me botoks, ose me zhgarravina, në fakt sot nëse ka këtu në këtë vend veshë që mund ta dëgjojnë e kuptojnë atë që unë them janë veshët e nënave e të moshuarave që me të drejtën kanë shqetësimin çfarë do bëjë më shumë por si do të bëhen të gjitha këto me këtë politikë që është “mina me sahat” që plas gjatë gjithë rrugës ndërkohë që ne duam të ecim përpara.
E pra thirrja për tu bashkuar, vetëdija ime se bashkimi dhe tejkalimi I kësaj politike është domosdoshmëri. Dalja nga tuneli I pandemisë dhe të bëjmë diellin e mrekullueshëm nuk është një thirrje për të bërit qeveri bashkë siç bëri Saliu me Liken nga halli, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesat e tyre. Ne nuk kemi nevojë as nuk do të jemi në nevojën të kërkojmë vota, sepse ne në 25 prill do të marrim shumicën absolute por është një thirrje që politika ti ngjajë shqiptarëve përballë tërmetit dhe pandemisë. “
Kjo qenëri duhet të tejkalohet, të lihet pas sepse Shqipëria është shumë e vogël për të mos ia dalë, por duke qenë e vogël është e destinuar të bie poshtë nëse rri e ndarë, e kjo ska lidhje me botoksin mediatik."
Fjalimin e tij para grave e mbylli me një paralelizmin që i bëri PS dhe Opozitës me një burrë e një gruaje.
Edi Rama: “Më 25 prill burri është PD dhe gruaja është PS. Kush do një forcë që në krye të vendit të sillet si grua të votojë PS, kush do në krye të vendit një burrë që luan bixhoz voton PD"