Meta shigjeton Afrim Qendron: Banditi i importuar nga "Astiri" në Vlorë për blerje votash
Akuzave se Presidenti po shpërndan dekorata pa kritere Ilir Meta iu përgjigj nga Vlora duke nderuar pesë martirë të LANÇ, teksa për mediat rendit sakrificën e tyre për vendin
“Është në bazë të meritës të atyre që kanë kontribuar në të gjitha fushat”
Por shqetësim për kreun e shtetit janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Edhe pse nuk ia ka përmendur emrin Meta shigjeton Afrim Qendro për presione ndaj zgjedhësve
“Siç është me banditin e importuar nga “Astiri” që ka ardhur vetëm për të bërë presione dhe keqpërdorur administratën për blerje votash”
Për të rinjtë dhe votuesit vlonjatë ka një thirrje, pjesëmarrje masive në zgjedhje, dhe për të ndaluar vendosjen e një diktature
“Mbi të gjitha ftoj qytetarët e Vlorës të votojnë për kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin”
Për të denoncuar shkeljet në ditën e zgjedhjeve apo dhe rastet e shitblerjes së votave Presidenti ka krijuar një platformë ku premton ruajtjen e identitetit.