Reporterët pa Kufij: Dënojmë sulmin e Veliaj ndaj gazetarit të RTV Ora, dhunë e përsëritur e kryebashkiakut

Reporterët pa Kufij kanë reaguar lidhur përdorimin e forcës nga rojet e sigurisë së Erion Veliaj kundrejt gazetarit të Ora News Isa Myzyraj.

Grupimi më i madh ndërkombëtar për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisës së shtypit në deklaratë zyrtare fshikullojnë veprimin sjelljen e të zgjedhurit në krye të kryeqytet dhe shpurën që angazhon për të mbajtur larg gazetarët.

Në deklaratë nënvizohet se një veprim i tillë është një sulm ndaj lirisë së medies dhe dhunë e përsëritur të Erion Veliaj kundër RTV Ora.

"Më 12 Prill, gazetari shqiptar i Ora News, Isa Myzyraj u ndalua fizikisht të bënte pyetje Kryetarit të Bashkisë nga rojet e sigurisë së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Reporterët pa Kufij dënon këtë sulm ndaj lirisë së medies dhe dhunën e përsëritur të Erion Veliaj kundër RTV Ora."

Sjellja e Erion Veliajt ndaj gazetarëve dhe medias së lirë dhe veçanërisht Ora dhe Ora News ka qenë në vazhdimësi e dhunshme dhe intimiduese.

Nisur nga kjo Reporterët pa Kufij dënojnë këtë sulm ndaj lirisë së medies dhe dhunën e përsëritur të Erion Veliaj kundër RTV Ora."

Lexo edhe: Veliaj i quan gazetarët “qen”,Ora dhe Ora News thirrje diplomatëve dhe organizatave ndërkombëtare të mbrojnë fjalën e lirë

Për sulmin ndaj gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News ka reaguar edhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias e cila e klasifikoi këtë rast në hartën e lirisë së medias ku publikohen vetëm aktet e dhunës, intimidimit dhe sulmit ndaj medias.

Veliaj dhunon gazetarët e RTV Ora e Ora News, reagon KSHM: Kufizim paligjshëm i ushtrimit të detyrës

E paprecedent/Erion Veliaj mohon hetimin e Antimafias italiane për pastrimin e parave, sulmon televizionet