Prokuroria përfundon verifikimin për 2 kandidatë: Baku i LSI-së ka qenë i arrestuar, tjetri i "Thurja"

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për dy kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për një kandidat nga radhët e LSI-së dhe një nga nisma “Thurja”.
Konkluzionet i janë përcjellë KQZ-së.

Nga KQZ mësohet se njëri prej kandidatëve që është dërguar për verifikim është Napolon Laska i nismës Thurja. Prokuroria ka dalë në konkluzionin se kandidati rezulton pa një të kaluar problematike.

Sa i takon kandidatit të LSI-së, Artur Baku, Prokuroria verifikon se ai ka ndryshuar emrin nga Afrim në Artur.

Gjithashtu rezulton të ketë qenë i arrestuar  më 23 nëntor 2015 në Fushë Krujë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”  dhe ndaj tij gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Ndërkohë prokuroria i ka kërkuar KQZ më shumë të dhëna për kandidatin e Partisë Social Demokrate Serdar Hoxha. Prokuroria ka kërkuar më shumë të dhëna dhe indicie për të kaluarën e kandidatit deri më 19 prill 2021.