Tropojë/ Shkëndija i shkrumbon banesën çiftit të moshuar
Shtëpia e Haki Zllamit në qytetin e Bajram Currit është shkrumbuar tërësisht.
Një shëndije elektrike mesnatën e së enjtes, 15 prill 2021, ka djegur gjithçka çfarë kishte Brenda banesës, ku Zllami 82 vjeç, jetonte me bashkëshorten e moshuar.
Çatia e ndërtuar me lëndë drusore ka favorizuar flakët, duke mos arritur të shpëtojnë asgjë.
Fqinjët e tij flasin edhe për dëm të madh arkivor, pasi i zoti i shtëpisë kishte qenë një zyrtar arsimi për disa vite.
Ka pësuar një dëm të madh. Janë djegur dokumente, libra, e çfarë ka pasur që kur ka qenë mësues, drejtor apo përgjegjës arsimi”
Ata bëjnë thirrje për ta ndihmuar çifton e moshuar që tanimë nuk kanë një kulm mbi kokë.
“Kush mundet të japë nj ëndihmesë nga individë, biznesmenë do të jetë lehtësism për çiftin e të moshuarve” thotë një i afërm I tyre.