Meta: Të rinjtë të votojnë, refuzoni blerjen e votës, Ramës do t'i japim një adresë në 26 prill të vijë të kurohet
Meta i është përgjigjur edhe akuzave ndaj tij nga kampi kundërshtar, duke thënë se institucionet janë kapur dhe për këtë arsye po largohen të rinjtë.
Ndërkohë, kryeministrit Rama Meta tha se do t’i japë një adresë në 26 prill që të vijë të kurohet duke nënkuptuar spitalin psikiatrik atje.
Akuzave se Presidenti po shpërndan dekorata pa kritere Ilir Meta iu përgjigj nga Vlora duke nderuar pesë martirë të LANÇ, teksa për mediat rendit sakrificën e tyre për vendin.
"Unë jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është bërë në bazë të meritës.
Por shqetësim për kreun e shtetit janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Edhe pse nuk ia ka përmendur emrin Meta shigjeton Afrim Qendro për presione ndaj zgjedhësve
I ftoj që të votojnë për ata kandidatë që e luftojnë më shumë korrupsionin, jo ata që bëjnë gjoja. Sepse korrupsioni dhe kapja e shtetit dhe e pushteti vendor, sikurse është këtu me banditin e importuar nga Astiri që ka ardhur vetëm për të bërë presione për blerje votës. Prandaj largohen të rinjtë nga Vlora se zëri i tyre nuk dëgjohet.
Për të rinjtë dhe votuesit vlonjatë ka një thirrje, pjesëmarrje masive në zgjedhje, dhe për të ndaluar vendosjen e një diktature.
"Unë dua që Vlora të jetë e vlonjatëve sepse nuk do të doja që të vija këtu dhe të takoj njerëz nga Bangladeshi. Ne e dimë se kush i ka pushtuar institucionet dhe kush po i largon të rinjtë dhe po instalon diktaturën. Sa i takon provokimeve ordinere, ne se dimë që këtu në Vlorë ka edhe një adresë që do t’ia japim Ramës në 26 prill që të vijë të kurohet dhe të shijojë diellin. Vlora është e të gjithëve, sigurisht edhe një presidenti nga Skrapari.
Për të denoncuar shkeljet në ditën e zgjedhjeve apo dhe rastet e shitblerjes së votave Presidenti ka krijuar një platformë ku premton ruajtjen e identitetit.