Tabaku kallëzon në SPAK Veliajn: Asfalt elektoral pa tender në fushatë për të mashtruar qytetarët
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
Kallëzimi i Tabakut është bërë për punimet pa asnjë projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku sipas saj po hidhet asfalt elektoral.
“Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr, siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2. Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale. Qytetarët ë Tiranës e të gjithë Shqipërisë e dinë që pavarësisht se çfarë ndodh, në këto 10 ditë e pavarësisht sesi sillen në këto 10 ditë janë po të njëjtët. Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo tjetër, ta harrojë se qytetarët e Tiranës do shiten për një dorë asfalt, e për një dorë zift. Investime si ky që po bëhen në rrugicat e degës 2 ,janë thjesht shembulli i paaftësisë së tyre, i arrogancës së tyre."
Tabaku shton se prandaj duhet votuar masivisht një modeli të tillë, për të sjellë një qeveri normale për qytetarët.
“Unë ju ftoj të gjithëve, të votojmë masivisht kundër këtij modeli, të votojmë masivisht për Partinë Demokratike, për numrin 9, për një qeveri normale, të votojmë masivisht për ofertën që ne kemi, për një qeverisje çdo ditë me njerëzit dhe çdo ditë me qytetarët. Ta harrojnë se mund t’i blejnë votat në këtë mënyrë. Ta harrojnë se banorët e kësaj zone po të gjithë degës numër 2, do t’i votojnë. Unë takoj përditë qytetarë që janë të mërzitur me arrogancën e tyre, me këtë model qeverisje dhe nuk ofrojnë absolutisht asnjë mbështetje për qeverinë në ikje. Besoj që shqiptarët e kanë të qartë alternativën e tyre, e kanë të qartë ndryshimin dhe besoj që ndryshimi është duke ardhur.”