"Të refuzojmë shtypjen" Meta fton vlonjatët të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2021, 11:26
Presidenti Meta ka vlerësuar me dekoratë pesë heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Ndërkohë, gjatë fjalët së tij Meta nuk i ka shmangur as deklarata politike duke thënë se liria dhe demokracia duhet mbrojtur me çdo kusht.
Meta ftoi të gjithë vlonjatët të marrin pjesë në zgjedhje duke treguar dinjitetin dhe fuqinë, përmes votës së lirë dhe të barabartë.
Meta: Lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë, dhe refuzuar shtypjen shoqërore. Ftoj qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, të tregojnë dinjitetin dhe fuqinë, përmes votës së lirë dhe të barabartë.