Vendimi: 35 vite burg ish- gardistit, vrau bashkëshorten me armën e shërbimit

Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg, ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje. Rreth dy vite më parë ai vrau në banesën e tij bashkshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren. Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. 

Shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë.
Kjo masë dënimi u kërkua edhe nga prokuroria. Ky është dënimi më i ulët për vrasjet e kryera në familje, duke shpëtuar gardistin Alket Rapaj nga dënimi me burgim të përjetshëm.

Prokuroria: Me turbullime psiqike por i përgjegjshëm

Krimi i rende
Ditën e ngjarjes në datën 12 shkurt 2019 rreth orës 05:00 të mëngjesit, Alket Arapaj, po bëhej gati për në punë, pasi punonte prej 15 vjetëve në radhët e Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Por në dalje e sipër nga shtëpia, Arapaj ka nisur sërish konfliktin me gruan e tij, ku shkak ka qenë xhelozia. Në gjaknxehtësi e sipër gardisti Alket Arapaj, ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe ka qëlluar dy herë në pjesën e kokës, gruan e tij Ervilma Seferaj.

Kjo e fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe në momentin kur ka mbërritur policia, Seferaj është gjendur e shtrirë në ambientet e kuzhinës. Për krimin e rëndë policia e Tiranës është njoftuar nga vetë gardisti Alket Arapaj, i cili ka telefonuar numrin 112, duke u treguar policëve se ishte efektiv i gardës dhe se kishte vrarë bashkëshorten e tij.