Zgjedhjet e 25 Prillit/ Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe
Kur jemi edhe 9 ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në Twitter, njofton se ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për disa qarqe, raporton Ora News.
Bëhet fjalë për Vlorën, Korçën, Beratin, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Fierin, ndërsa mësohet se janë printuar nga kompania sllovene "Cetis".
“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis”, njofton Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Lexo edhe: Zgjedhjet 9 ditë larg, mbërrijnë materialet zgjedhore në dy KZAZ-të e Lezhës