Zgjedhjet 9 ditë larg, mbërrijnë materialet zgjedhore në dy KZAZ-të e Lezhës

Kur na ndajnë 9 ditë nga data e zgjedhjeve, duket se kanë filluar përgatitjen e para në KZAZ për ditën e votimit.

Ditën e sotme kanë mbërritur në qytetin e Lezhës materialet zgjedhore për dy KZAZ-të 12 dhe 13.

Materialet tekniko-zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit siç janë kamerat dhe monitorët kane filluar të montohen nga teknikët.

Të parat që kanë mbërritur kanë qenë baza materiale për ndarjen e hapësirave për votim dhe numërim si dhe materialet për krijimin e hapësirave të nevojshme për marrjen e masave anti-covid.

Qyteti i Lezhës  ka dy KZAZ: njëra do të jetë në palestrën e shkollës "Hydajet Lezha" ndërsa tjetra tek shkolla "Besëlidhja".

Edhe në këto votime , Qarku i Lezhës do të nxjerrë 7 mandate, ku në vitin 2017 u ndanë në 3 PS, 3 PD dhe 1 LSI.