Korçë, kapet me automatik dhe municion luftarak në banesë, prangoset 41-vjeçari
Policia e Korçës ka prangosur një 41-vjeçari, pasi është kapur në posedimin e një arme zjarri në një ambient në pronësi të tij.
Këtij shtetasi i janë Sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë. Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse." - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.