Të shpallur në kërkim, arrestohen dy 32-vjeçarë në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2021, 08:29
Policia e Durrësit ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
"R. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Dhuna në familje";
A. Ç., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".