Makinat bëhen copë në Berat, por fatmirësisht pa viktima

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Moravë ku dy mjete janë përplaur me njëri-tjetrin.

Mjeti tip "Mercedes Benz", me targa Aa 594 UD, nga shpejtesia tej normave te lejuara ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip "Volkswagen" me targa AA 482 UV.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.