Plagosja në Mamurras, momenti kur policia shoqëron një nga vëllezërit Fufi
Ky është momenti kur policia bën shoqërimin e Alfred Prengës dhe Gjon Fufit, ky i fundit vëllai i Nikoll Fufit (Vorfit) i cili mbeti i plagosur sot në Mamurras pasi një efektiv policie e qëlloi me armën e shërbimit atë dhe dy kolegë të tij pas konfliktit.
Nikoll Fufi po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë sëbashku me dy efektivët e plagosur, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj.
Ngjarja në mes të zonës së banuar shkaktoi panik në qytet ndësa plumbat rrezikuan të shkaktojnë viktima të pafajshme.
Nikoll Vorfi ka dalë nga mjeti dhe është konfliktuar me efektivët e Policisë.Në këto kushte, polici, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar disa herë.
Nikoll Vorfi me gjasë pritet të vihet në pranga në Spitalin e Traumës, ndërsa burime policore bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi.
Në Mamurras zbarkuan forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Ekspertët kryen veprimet në vendngjarje, ndërsa forcat speciale ngritën postblloqe e ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve.
Policia thotë se ngjarja e paprecedentë në vitet e fundit po hetohet edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme.
Lexo edhe-Zbardhet plagosja në Mamurras, polici qëlloi dy kolegët dhe një prej vëllezërve Fufi pas konfliktit