BOOM - Publikoi pamjet e aksidentit, gjyqtarja e Durrësit ndryshon përmbajtjen e vendimit gjyqësor
Pak kohë më parë emisioni BOOM ka publikuar momentin e një aksidenti të ndodhur në Durrës në datën 14 dhjetor 2020, kur drejtuesi i një mjeti që po ecte indietro ka përplasur shtetasin Menduh Koçi.
Me sa duket publikimi i kësaj çështjeje ka ‘ngacmuar’ gjyqtaren e Durrësit Eda Kaja.
Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Bëhet fjalë për vendimin e datës 28.12.2020 i cili është ndryshuar në përmbajtje pas transmetimit që BOOM i bëri këtij rasti.
Behet fjalë për të njëjtin vendim, atë të datës 28.12.2020, por ka ndryshuar plotësisht përmbajtja.
Për të njëjtën seancë njëherë shkruhet se ka qenë prezent avokati mbrojtës me iniciale Ç.P, dhe po te e njëjta çështje shkruhet se ka qenë avokati me iniciale S. V
Njëherë thuhet e zeza mbi të bardhë se prokurori nuk paraqiti aktin e ekspertimit auto-teknik, më pas ndryshohet varianti që prokurori e ka paraqitur aktin e ekspertimit auto-teknik.
BOOM shkoi në gjykatën e Durrësit për të parë se si është e mundur që të ndryshohet përmbajtja e një vendimi gjyqësor.
"Ky vendim është nga sistemi. Ketë nuk e di unë si ka ndodh. Të dyja vendime që kane dalë nga gjykata, pjesë e sistemit të gjyqtares nuk di të them pse."
Pra të dyja vendimet kane dalë nga Gjykata e Durrësit, por ka një ndryshimi se një vendim doli para se emisioni BOOM të transmetonte pamjet e aksidentit dhe vendimi tjetër doli pasi BOOM transmetoi të gjithë dinamiken e ngjarjes.
BOOM i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë menjëherë hetimet për këtë rast.