Nisja e Ramazanit/ Gurra: Kemi lirshmëri më të madhe në krahasim me vitin e kaluar. Bëmë kërkesë te Komiteti

Ylli Gurra,  ish-Myfti i Tiranës ka thënë se ndryshe nga një vit më parë në këtë muaj të Ramazanit njerëzit kanë lirshmëri më të madhe.

I ftuar në edicionin e lajmeve, Gurra ka thënë se se gjatë muajve të fundit i kanë nisur kërkesë Komunitetit të Ekpertëve, që të lehtësohen kufizimet në mënyrë që të besimtarët të kenë mundësi që të shkojnë në xhami.

Pyetje: Si e shihni nisjen e Ramazanit?

Ylli Gurra: Kemi një frymëmarrje më të lirshme. Krahasuar me vitin e shkuar kemi një lirshmëri më të madhe. Është i mundshëm organizimi i iftareve në rethe familjare. Edhe shtyrja e orarit, krijon mundësinë e teravisë.

Pyetje: Sa të kujdesshëm duhet të jenë besimtarët myslimanë, në lidhje me zbatimin e masave?

Ylli Gurra: Kemi një numër të moshës së tretë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Pra nuk ka problem nëse do ketë një pjesmarrje në xhami të kësaj moshe. Edhe rastet kanë rënë. Nuk do të ketë arsye që të bëhen grumbullime.

Pyetje: A keni patur komunikim me Komitetin Teknik të Ekpertëve?

Ylli Gurra: Sigurisht. Kemi pasur një kërkesë sidomos muajt e fundit prej besimtarëve për mundësimië e frekuentimit të xhamive. Rakacolli ka qenë në dijeni dhe në koordimin dhe për faktin e rënies së numrave që të shtyhej fasha policore. Kështu që besimtarët do të jenë të qetë edhe për faljen e teravisë.

Pyetje: Çfarë është muaji i Ramazanit, për çfarë duhet ta mbajmë?

Ylli Gurra: Ajo që është kardinale është se para zotit jemi të gjithë të barabartë. E veçanta e këtij rituali është se ky ka qenë si një adhurim te të gjitha besimet, dhe së fundmi te myslimanët.

Intervistoi Matilda Mcini