Ju flet Moska: Belinda Balluku, Ministrja që kënaqet vetëm me bishtin e fshesës

Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Një muaj më parë kryeministri Edi Rama bëri ato satirat e veta të famshme. Paraqiti disa fotografi ku vendosi kandidatë të opozitës dhe kandidatë të partisë së tij, ndër të tjera vendosi Dashamir Shehin dhe Belinda Ballukun, ministre e qeverisë së tij dhe  njëkohësisht kandidate për deputete e PS. Kur e qortuan Edi Ramën për satirat tha është satirë politike, klas i lartë dhe nuk e kuptoni. Satira është tallje në shqip. Rama krahasoi faqoren e Dash Shehit me Belindën. Por harroi kryeministri se Belindën e ka quajtur shtriga e Aviacionit Civil. Shtrigat fluturojnë me fshesë. Kur e quajti Belinda Balluku shtrigë i ka rënë në të. Batutat më të bukura Rama nuk i bën publike, ato që i bën publike janë vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut e atyre që thotë jopublikisht.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.