Basha premton qytetarët nga Kavaja: Brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një bahskëbisedimi që ka bërë më qytetarët në Kavajë, ka premtuar se brenda 100 ditëve të para, kur të vij në qeverisje do të hapë negociatat.

Basha theksoi se qeveria e re do të ketë fytyrën e të rinjve teksa shton se nuk do të ketë më ndarje politike.

"BE dhe ekonomia janë prioritete absolute të programit tonë. Shtyllat e planit tonë, mbi të cilën kam shkruar dhe një libër, janë integrimi në BE, rritja e pagave, punësimi. Nuk integrohesh në BE me 200 euro rrogë dhe një person që ka të gjitha pushtetet. Të gjithë shqiptarët e dinë se e vetmja mënyrë për të arritur paga dhe arsimim është anëtarësimi në BE. Misioni im tjetër në politikën është t’i hap rrugën të rinjve, ata që sot nga ambiciet janë njësoj si rinia Evropiane. Nëse ka një rrugë që Shqipëria ka hyrë në Evropë është rinia shqiptare, ndaj misioni im është të hap rrugën rinisë të marrë fatet dhe drejtimin e vendit.

25 prilli do të jetë dita e ndryshimit dhe fitorja e shqiptarëve. Jam shumë krenar, që ekipi ynë përfaqësues do të japë përgjithësi, me mua në krye, kemi nëna, bashkëshorte, si Grida Duma, Anduena Qefalia, sepse të gjithë bashkë kemi një synim, që na bashkon përtej politikës. Kryeministrinë ikje ka kërkuar të përçajë shqiptarët, por s’ia ka dalë dot. Më shumë se kurrë më parë socialistët po i bashkohen radhëve që duan ndryshim,.

Në të gjithë vendin socialistët po bashkohen me ne, sepse ne jemi ndryshimi. Qeveria e re, nuk do të ndajë në dysh shqiptarët, por do i bashkojë. Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat. Do i hapim dhe më vjen mirë që ju e prisni këtë me optimizëm dhe besim. Kur kemi qenë në Kavajë e kam thënë do të heqim vizat, nuk ka qenë ky reagim, ra heshtja, disa ulën kokat. Tani kem synim tjetër, ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE dhe kjo do të garantojë një herë e përgjithmonë, që askush të mos marrë peng familjen tuaj”, u shpreh kryedemokrati