Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve të riskuara

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu , ditën e sotma ka bërë me dije se ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, i personave që që kryejnë dializë, transplant dhe për grupet e riskuara.

Gjatë një vizite që ka bërë në spitalin “Nënë Tereza”, Manastirliu tha se do të vaksinohen rreth 1 mijë e 200 dializantë.

Ajo tha se deri në fund të majit do të bëhen 500 mijë vaksinime, sakaq shtoi se sot në të gjthë vendin do të arrijmë mbi 270 mij vaksinime.

 “Sot kemi filluar vaskinim e dializantëvë, janë rreth 1200 dializantë që vaksinohen dhe po vaksinohen në të gjithë vendin, atyre që kanë kryer transplant, apo individëve me sëmundje kronike të riakutizuara.

Nevojitet rekomandimi i mjekut për ata që do  të marrin vaksinën sipas fashave të grupmoshës. Kemi Kemi vijuar me vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç dhe do të arrijmë mbi 270 mijë vaksinime sot, ndërkohë që kemi arritur të vaksinojmë me dozën e parë mbi 190 mijë të moshuar që jep më shumë garanci për jetën e tyre.

Ne duam që të arrijmë që objektivin tonë ambicioz që i kemi vendosur vetes  që brenda muajit maj të kemi kryer 500 mijë vaksinime, sigurisht për të arritur dhe planin tonë ambicioz vaksinimin e gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, u shpreh Manastirliu nga nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.