Mediat greke: Rama nuk fsheh ndjenjat pro-turke dhe marrëdhënien e veçantë me Erdogan
Mediat greke i kanë kushtuar një artikull vizitës së Ramës në Gjirokastër dhe veçanërisht takimit me Ministrin e Kulturës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.
Në artikullin e “Protothema” Edi Rama konsiderohet se një pro-turk dhe që nuk fsheh as ndjenjat e tij për Turqinë apo marrëdhëniet e veçantë me Erdogan.
Në artikull flitet dhe për Gjirokastrën ku thuhet se qyteti është qendër e pakicës së tyre dhe se qeveria shqiptare deri më sot nuk ka tentuar të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës të lidhur me fenë ortodokse në rajon.
“Çfarë tha Edi Rama me një delegacion turk për qytetin që është një qendër historike e pakicës greke? Në kulmin e periudhës parazgjedhore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me Ministrin e Kulturës Turke Mehmet Nuri Ersoy për të rivendosur trashëgiminë Osmane në qytetin e Gjirokastrës.
Rama i cili nuk i fsheh ndjenjat e tij pro-turke dhe marrëdhëniet e tij të veçanta me presidentin Erdogan, mirëpriti delegacionin turk në një shtëpi tradicionale në qytet, e cila u restaurua kohët e fundit nga i ashtuquajturi Shërbimi Turk i Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) i cili kryen të ngjashme projekte në vendet e Ballkanit.
Rajon që në të kaluarën ato ishte territor i Perandorisë Osmane. Në një deklaratë, Rama tha se “marrëveshjet janë nënshkruar për të forcuar dhe promovuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftimin e trafikimit në vendet e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve.”
Qyteti është një qendër historike e pakicës greke në vendme një prani të fortë të mërgimtarëve. Deri më sot, nuk ka pasur zell të ngjashëm nga ana e qeverisë shqiptare për të shpëtuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të lidhur me praninë e fortë Ortodokse Greke.”