Basha: Biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 15:25
Nga 1 janari bizneset detyrohen të përfshihen në procesin e njohur si fiskalizimi, por për biznesin konsiderohet si barrë e rëndë, prandaj Basha premton se do e anulojë, duke i kursyer 600 – 1000 euro në vit.
“Biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit dhe kjo aferë do të hetohet”
Në takim me profesionistët e lirë Basha u premtoi se taksat nuk do të ndryshojnë për 4 vjet.
"E bëjmë Shqipërinë me taksat më të ulëta, ose me taksa të barabarta me disa vende rreth nesh” u shpreh ai.
Më pas Basha nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit një kontratë shoqatat e personave me aftësi të kufizuar.