Pas kinezes, qeveria miraton marrëveshjen për furnizim me vaksinën ruse Sputnik V

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për furnizimin e Shqipërisë me vaksinën ruse “Sputnik V”.

Marrëveshja është botuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare deh ashtu si marrëveshjet e tjera të vaksinave, është cilësuar si sekret tregtar dhe nuk do të publikohet në asnjë website.

"Miratimin  e  tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC  dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit  të  Shtetit  për  Rindërtimin  të  Shqipërisë dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  për  furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar  nga  Instituti  Kombëtar  i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi. Marrëveshja    për  furnizimin  ndërmjet “Human   Vaccine” LLC  dhe  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit  të  Shtetit  për  Rindërtimin  të  Shqipërisë dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik  për  shkak  të sekretit   tregtar   dhe   kërkesës   së   shprehur   në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet  në  asnjë website  të  institucioneve  apo në Fletoren Zyrtare.

Të   gjitha   institucionet  e  përfshira   në dhënien  e  mendimit  e  të  miratimit  apo  që  janë pjesë  e  procesit  kanë  detyrimin  të  mos  bëjnë publike   marrëveshjen   bashkëlidhur   këtij   akti normativ apo pjesë të saj. Detyrimet   e   organeve   shtetërore   dhe përjashtimet   nga   detyrimet   për   furnizimin   e vaksinës anticovid,  të përcaktuara   në   aktin normativ  nr.  1,  datë  10.1.2021,  të  Këshillit  të Ministrave,  të  ndryshuar,  janë  të  njëjta  edhe  për furnizimin  e  vaksinës  kundër  Covid-19 “Sputnik V”,  të  zhvilluar  nga  Instituti  Kombëtar  i Kërkimit   Gamaleya   për   Epidemiologjinë   dhe Mikrobiologjinë në Rusi, furnizuar për Shqipërinë   nga “Human   Vaccine”   LLC,  sipas kushteve  të  tekstit  të  marrëveshjes  bashkëlidhur këtij akti normativ." - thuhet në vendim.