Basha poston videon me mesazhin drejtuar shqiptarëve: Vetëm ti mund ta sjellësh ndryshimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2021, 15:33
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka përcjell një mesazh drejtuar shqiptarëve.
Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë numrin 9 më 25 prill, duke thënë se asgjë nuk e ndal ndryshimin.
“Ora po afron! Dita po afron! Dhe vota juaj do të sjellë ndryshim për familjet tona dhe unë të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit. Faleminderit nga zemra!
Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari. Dhe me ndryshimin, Shqipëria Fiton, ju fitoni! Faleminderit.”