Tiranë, vendqëndrimi i gabuar i autobusëve shkakton trafik
Vendqëndrimi i gabuar i automjeteve po bllokon qarkullimin duke shkaktuar trafik të rënduar në rrugën nga QSUT deri tek Ministria e Mbrojtjes në Tiranë. Qytetarët ankohen se autobusët ndalojnë në të vetmen rrugë kalimi duke nxitur krijimin e situatave të rrezikshme rrugore për mjetet dhe këmbësorët.
Vendqëndrimi i gabuar i urbanëve po shkakton çdo ditë trafiku të rënduar në rrugën Imer Ndregjoni në Tiranë.
Vendi ku ndodhem aktualisht shërben si stacion autobuzi për linjat e transportit publik në Tiranë, megjithëse nuk ka ndonjë tabelë orjentuese.
Kjo situate sjell çdo ditë bllokim të rrugës duke u bërë në jo pak raste edhe burim për incidente rrugore.
“Bëhet shumë shumë trafik, nuk ka stacione autobusësh, shumë herë bëhen dhe aksidente. “
“Nuk zbatojnë rregulloren e qarkullimit”
Qytetarët shprehen se ndalimi i gabuar i autobusëve, i përcaktuar pa asnjë studim apo masë nga Bashkia e Tiranës, ndodh vetëm ne zonat larg qëndrës.
“Vetëm tek qendra nuk ndodh”
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë të merren masa për zgjidhjen e situatës pasi aksi në fjalë përballon një fluks të konsideruesëm lëvizje.
“Këtu duhet të marrë masa policia. “
“Stacioni duhet të jetë i rregullt”
Përveç vendosjes së gabuar të vend-ndalimeve të urbanëve edhe koshat e mbeturiave në anë të rrugës janë një tjetër burrim aksidentesh.
“Burim për aksidente janë koshat, ndodhin përditë përplasje."
Trafiku i rënduar është kthyer në një shqetësim i përditshëm për banorët e Tiranës ndërkohë që janë shtuar edhe aksidentet rrugore.