Dibër/ Vëllezërit vrasin fqinjin për një vijë uji

Një 50 vjeçar u vra me armë zjarri në fshatin Luzni nga dy vellezër pas një debate për një vijë uji mes tokave. Viktima është Xhetan Konesha dhe autorë të dyshuar të saj janë dy vëllezërit Muhamet dhe Altin Mera, 30 dhe 42 vjeç

Një konflikt për një vijë ujë përfundoi me viktimë në Dibër. Një 50 vjeçar u vra me armë zjarri në fshatin Katund i Ri të Luznisë të Dibrës nga dy vellezër, fqinj të tij.

Sipas policisë fillimisht ata u përfshinë në një debat, pas të cilit njëri nga vëllezërit ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar ndaj 50 vjeçarit.

Xhetan Konesha fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në Spitalin e Dibrës.

Policia ka arritur të vërë në pranga Muhamet Merën, 30 vjeç ndërsa vijon puna për arrestimin e të vëllait 47 vjeçar që besohet se është fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Banorët e fshatit shmangin komentet për konfliktin, ndërsa e cilësojnë vrasjen dështim të shtetit

“Shteti i famshëm”

Policia e Dibrës ndërkohë sekuestroi një automatik  kallashnikov me të cilin dyshohet se u krye krimi, ndërsa vijon një operacion për arrestimin e autorit të dytë të vrasjes.