Akuzat e Ramës, reagon Meta: Përgjigjen për Rinasin ta jap sot nga Vlora. Ftohet edhe "Tërmeti"

Pas akuzave të forta të kryeministrit Edi Rama se, pas grevës në Rinas qëndron presidenti Ilir Meta i cili sipas tij, synon rrëzimin e qeverisë, vjen edhe reagimi i kreut të shtetit.

Meta paralajmëron se përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit do t'ia jap sot pasdite nga Vlora.

"Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm", ironizon Meta, që publikon edhe dy shkresa.

Ilir Meta: Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.

Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.

Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.

Lexo edhe: Akuza të rënda, Rama-Metës: Je 1 nga 2 nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, kërkon rrëzimin e qeverisë