"Kandidatët e PS po japin lekë", Maliqi: Ja si ndahen 7 mandatet e Beratit
Deputeti dhe kandidati i LSI në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, në një prononcim për mediat nga selia e Kryesisë së Kuvendit, është shprehur se në qarkun që ai përfaqëson po tentohet blerja e votës.
Më tej, Maliqi shtoi se edhe vetë socialistët janë të përçarë ndaj fitorja më 25 prill është e sigurtë.
Madje ai bën edhe një parashikim me mandate: LSI 4 mandate, PD 2 dhe PS 1, raporton Ora News.
Lefter Maliqi: “Presionet dhe shantazhet nuk i ha më populli. Unë jam i bindur për një fitore spektakolare e opozitës së bashkuar. Administrata është e zhgënjyer, socialistët janë të zhgënjyer. Kështu që ky ndryshim do të ndodhë se nuk bën.
Dua t’ju bëj thirrje të gjithëve se këto lekë, që se shpejti do të bëj edhe denoncim publik, që po ofrojnë kandidatët e PS, të cilët janë të përçarë dhe vuajnë për të marrë votat për të thyer hersin. Popullit po i behët thirrje të marrin ato lekë, sepse janë lekë krimi dhe votën ta japin me ndershmëri ku duhet
Në Berat rezultati del i thellë. LSI 4 mandate, PD 2, duke e lënë PS me një mandat. Nuk kanë asnjë shans për të marrë mandat sepse i kanë zhgënjyer”.