Bllokohen fluturimet, Albcontroll në protestë, Rama: Grusht shteti. Meta: Të kthehen në punë
Shkurtimi i 5 punonjësve të Albcontrol dhe shkurtimi i pagave për 3 punonjësve të tjerë pa paralajmërim ka sjellë bllokimin e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit. Protestuesit kanë paralajmëruar se e njëjta situatë do të vazhdojë të paktën të enjten, 7 prill.
Vendimi ka shkaktuar rradhë pritjeje.
Për të zgjidhur ngërçin sindikata e Albcontroll ka kërkuar takim me ministren Belinda Balluku.
E mbërritur me vonesë në takim Balluku nuk ka mundur të zgjidhë ngërçin, por ka vazhduar me kërcënime duke e cilësuar grusht shteti të organizuar nga presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Lexo dhe: Qeveria flet për grusht shteti, Rama: Pas bojkotit në Rinas fshihen Saliu e Iliri. Kërcënon kontrollorët
Madje në facebook kryeministri është shprehur se protesta është cënim i sigurisë kombëtare dhe ka kërcënuar kontrollorët me ndjekje penale
Qëndrimet kanë sjellë dhe reagimin e presidentit Ilir Meta. Me Ramën ai bie dakord se është cënim i sigurisë kombëtare, por shprehet se palët duhet të ulen për të gjetur zgjidhje. Meta i kërkon kontrollorëve rikthimin në punë dhe qeverisë i kërkon të shqyrtojë me kujdes kërkesat e protestuesve
Lexo dhe: Meta i shqetësuar: Qeveria të gjejë zgjidhje, injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë
Edhe Basha po përmes twitterit shprehet se i vetmi përgjegjës për grevën e Albcontroll është Rama
Lexo dhe: Greva në Rinas, Basha akuza Ramës: E di se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët
11: 47 Punonjësi debat me Ballukun: Nuk mund t'ju presim pafundësisht
Ata kanë kërkuar një takim me ministren e linjës, Belinda Balluku, e cila ndoshta për shkak të angazhimeve elektorale është vonuar disa çka ka sjellë më pas një debat në telefon me një nga punonjësit.
Debati në telefon me ministren Balluku:
Punonjësi: Zonja ministre ne ju pritëm. Nuk mund t’ju presim pafundësi këtu
Balluku: Ore ti tani! E bëmë telefonatën bashkë apo flet kot tani? Jam rrugës, po vij. Shih telefonatën. Në 10 pa 10.
Punonjësi: Po pra, 10 pa 10.
Balluku: 10 pa 10 me 11 pa 10 sa bëjnë? 3 orë?
Punonjësi: Njerëzit janë në pamundësi për të pritur.
Balluku: Jam duke ardhur në Rinas. Lere 3 orëshin se është turp
Punonjësi: Po flasim për një orë e gjysmë, jo 3 orëshin.
Më pas, ministrja Belinda Balluku është parë duke u futur në ambjentet e AlbControl në Rinas nga ku ende nuk ka një deklaratë për mediat.
Takimi zgjati pak minuta dhe pa u arritur asnjë marrëveshje
KËRKESAT E PUNONJËSVE:
Rikthimi në punë i kontrrollorëve të hequr,
anullimi i vendimit të bordit më 24 prillit 2020,
një anëtar i sindikatës në bord,
transparencë finaciare
dorëheqjen e menaxhmentit