"Asfalt elektoral" PD padit në SPAK Ramën, Veliajn e Manastirliun

Kandidatja për deputete e PD-së, Albana Vokshi padit në SPAK Edi Ramën, Erion Veliajn, Ogerta Manstirliun dhe Ulsi Manjën.

Denoncimi i PD-se është se PS po synon të mashtrojë qytetarët duke u hedhur asfalt elektoral në rrugët e Tiranës, pa projekt duke mbyllur kanalizimet dhe duke rrezikuar përmbytjen e shtëpive dhe të rrugëve

PD fton SPAK të hetojë këtë krim elektoral.

"Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për ëktë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën. Albana Vokshi dhe banorë të zonës thonë se përgjegjës për këtë situatë si në njësinë 9 edhe në njësinë 11 janë kandidatët e PS Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja dhe drejtuesit politikë Edi Rama dhe Erion Veliaj që mbështesin dhe nxisin një politikë të tillë mashtruese për qytetarët."

Në vitin 2021 njerëzit nuk mund ti bësh për budallenj për një grusht votash më shumë. I kanë braktisur 8 vjet pa punë, pa rrugë, pa ndriçim, pa gjelbërim, pa ujë, pa shkolla, pa shëndetësi falas, pa legalizime falas.
I kanë vjedhur, kanë abuzuar në mënyrë marramendëse për 8 vjet dhe tani po duan ti mashtrojnë sërish me asfaltin që prishet dhe i del boja për pak ditë dhe gjendja bëhet akoma më e keqe për banorët e Tiranës.
Kjo duhet ndëshkuar me votë në datë 25 prill dhe mbas datës 25 çdo përgjegjës të shkojë para drejtësisë"
u shpreh Vokshi.