Dimri nuk do të ikë/ Bora zbardhi Kukësin, kemi dhe reshje shiu
Dëbora zbardhi sërish edhe pse jemi në muajin e dytë të pranverës.
Reshjet u rikthyen me intensitet mesatar në lartësitë mbi 400 metra në verilindje, ndërsa në juglindje prekën vetët majat e larta të maleve.
Edhe Kukësi u pwrfshi nga reshje dëbore, era e fortë.
Veç dëborës, i gjithë qarku u përfshi nga era e fortë dhe ulja e ndjeshme e temperaturave
Deri më tani nuk raportohet për probleme në rrugë por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët e zonave të thella malore që jane ende nën pushtetin e borës pas reshjeve të tre ditëve më parë!
Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve në rrugë sjellin dëme në bujqësi dhe pemëtari.
Sipas parashikimit përgjatë të mërkurës (sot) vendi do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, duke sjelle mot me vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore.
Pas mesditës gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet duke marë karakter lokal
Era deri në në 20m/sek, krijon dallë deri në katër ballë në dete.