Basha në Peqin: Rama j'ua ka ulur kokat me bandat e tij. 4 vitet e ardhshme, vitet e ndryshimit
Lulzim Basha, i cili për shumë vite ka shërbyer si deputet në këtë zonë, kërkoi votën për Partinë Demokratike, duke theksuar se mё 25 prill, do t’i hapet rrugë ndryshimit duke sjell standarde europiane në ekonomi, vende pune dhe paga dinjitoze.
Në fjalën e tij, ai tha se 8 vite Edi Rama me bandat e tij, i ka ulur kokën, i ka keqtrajtuar, i ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit e Peqinit.
“Tmerri dhe frika që ka kapur nga revolta popullore, nuk fshihet dot as me teatër, as me cirk, as duke përsëritur të njëjtat premtime që ka bërë për 8 vite me radhë. Ke premtuar për 8 vite dhe ke gënjyer për 8 vite dhe vjen prapë të kërkosh edhe katër vite të tjera, shqiptarët e dinë fare mirë se çfarë i bëhet atij njeriu, i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më, ik, largohu!”
"Sot kam ardhur t’ju them, 8 vite j’ua ka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit që më shumë se çdo gjë tjetër vlerësojnë dinjitetin dhe respektin, njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme në një zonë kaq të bukur dhe të pasur siç është Peqini ku stresi psikologjik, varfëria kronike, papunësia i kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë larguar mijëra të reja dhe rinj në emigracion."
Basha kërkoi votën për Partinë Demokratike mё 25 prill, për t’i hapur rrugë ndryshimit duke sjell standarde europiane në ekonomi, vende pune, paga dinjitoze, subvencione për fermerët dhe që asnjë bir dhe asnjë bijë Peqini nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.
Lulzim Basha,është ndalur edhe në një bashkëbisedim të gjatë me fermerët në Pajovë, Peqin, të cilët i ka njohur me programin e Partisë Demokratike, e veçanërisht me vendimin për të dhënë 100 milion euro subvencione në vit.
Lulzim Basha, krahas investimeve në infrasktrukturën bujqësore u anagzhua për ulje të ndjeshme të çmimit të naftës jo vetëm për fermerët por për gjithë shqiptarët.
Lexo dhe: Basha takon fermerët e Pajovës u premton: 100 milionë euro subvencione çdo vit