Gjykata e Tiranë dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën

Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një arme me vete pranë selisë së PS, në shkurt 2020.

Gjuta u shpall fajtor për akuzat e “mbajtje pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Në shkurt të vitit të shkuar Gjuta u kap me pistoletë dhe me një shumë prej 180 mijë eurosh pranë selisë së PS.

Ngjarja u shënua në një kohë kur në ambjentet e selisë rozë ndodhej edhe kryeministri Edi Rama.

Gjuta është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi më herët është arrestuar dhe gjykuar për disa vepra penale. Ndërsa u bë “i famshëm” edhe për përplasjen me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.