Trafik mbytës në Tiranë, Vasili: I shkatërruan qytetarët nga nervat dhe nga paratë

Trafiku në Tiranë është një makth i vërtetë edhe kur moti është i mirë. Mendoni pak, në ditët si sot, kur ka reshje shiu, çfarë mund të ndodhë rrugëve të kryeqytetit.

Lidhur me gjendjen e trafikut sot në Tiranë ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili si shumë qytetarë ka qenë viktimë e tij.

"E gjithë Tirana për faqe të zezë nga trafiku se ra shi.
Dhe këta të pafytyrët e Bashkisë së Tiranës me Erion Veliajn në krye kanë guxim e dalin e mbajnë fjalime për suksese.

Vetëm një "sukses" kanë, që jua nxinë jetën qytetarëve përditë dhe që i shkatërruan nga nervat dhe nga paratë", shkruan Vasili.