Zyra elektorale pranë qendrave të votimit, Vokshi padit Manastirliun: KQZ të mos bëhet palë me PS

Albana Vokshi sjell fakte për shkeljen e ligjit elektoral nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Të dyja mbulojnë njësinë 9 në Tiranë, por Vokshi tregon se kandidatja e PS ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi.

Vokshi ishte tek shkolla “Jeronim de Rada”, ku pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë.

Kodi Zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit. Të njëjtën gjë, Ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe tek Kopshti 3.

Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”, shprehet Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS.

Ndërkohë i bën thirrje edhe KQZ-së.

I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”, vijoi kandidatja demokrate, e cila tregon se edhe pas denoncimeve zyrtare të depozituar në KQZ, nuk ka akoma asnjë reagim nga ky institucion.