Vranë në Selanik 43-vjeçarin, arrestohen në Korçë dy persona

Gati një vit pas vrasjes në Selanik të Greqisë, të 43 vjecarit nga Korça, Spartak Dervishi, policia ka vënë në pranga dy bashkëpunëtorë në krim.

Orgel Xhambazi 24 vjeç dhe Medi Ganolli 32 vjeç, të dy persona me precedent penal dhe të dënuar më parë për vjedhje u arrestuan pas hetimeve disa mujore në kuadër të operacionit të koduar “Radaneci 2021”.

Policia thotë se ka arritur të dokumentojë me prova shkencore përfshirjen e tyre në vrasjen e 43 vjecarit, ngjarje për të cilën me 21 Korrik 2020 në Greqi është arrestuar  Romarjo Tahiri.

"Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D" informoi policia e Korçës.

Sipas akuzës të tre këta persona vranë me thikë Spartak Dervishin në Selanik pas një konflikti të çastit.

Sipas raportimeve të kohës, ai u sulmua në kohën kur po shkonte në punë nga katër persona, ku një goditje me thikë në zemër rezultoi fatale për babain e 2 fëmijëve Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

https://youtu.be/GHXA-NYS4NA