Janë 2600 votues në burgje, Gjonaj mbledh drejtorët: Garantoni sigurinë, jeni në monitorim
Vetëm 20 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thirrur në një takim drejtuesit e të gjitha IEVP-ve në vend ku u ka kërkuar të rrisin shkallën e gadishmërisë , dhe garantimin e sigurisë në institucione. Të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare e kanë 2600 persona që mbahen aktualisht në qeli.
Tirane - Rreth 2600 persona nga të gjitha burgjet e vendit kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që një pjesë tjetër kryesisht ata të dënuar për vepra të rënda penale pengohen të ushtrojnë këtë drejtë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e burgjeve në vend duke u kërkuar garantimin e procesit edhe për personat e privuar nga liria, informoi sot ministja e Drejtësisë.
S'ka leje të veçanta
Gjonaj është shprehur se detyra e vetme e Drejtorëve të Burgjeve është çështja e sigurisë në institucione, ndërsa ka qënë e prerë në lidhje me lejet e veçanta duke theksuar faktin që janë të pezullara tashme prej me shume se nje viti, dhe kjo duhet te respektohet edhe gjate kesaj periudhe deri ne nje urdher te dyte. Kreu i Institucionit të drejtësisë ka kërkuar rritjen e shkallës së gadishmërisë për shkak të situatës elektorale.
Një nga porositë e tjera në takim ishte marrja e masave per ndalimin dhe kapjen e sendeve ndaluara ne institucione, sidomos celularët dhe lëndët narkotike apo sende të tjera që mundet të sjellin një rrezik për pjesën e sigurisë në institucione.
Monitorim të rreptë 41 BIS
Numri një i drejtësisë ka kërkuar edhe monitorim të rreptë për regjimin 41 Bis, ku mbahen të dënuarit me rrezikshmëri. Deri tani sipas Gjonajt deri tani janë vaksinuar ndaj COVID 160 punonjës të personelit shëndetësor të burgjeve ndërkohë që do të përfshihen me prioritet në këtë proces edhe punonjësit e Policisë së Burgjeve.