Tre tërmete brenda 30 minutash "zgjojnë" Shqipërinë, ja magnitudat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2021, 09:01
Shqipëria u lëkund mëngjesin e sotëm nga tre tërmete me magnitudë 3.3, 3.4 dhe 2.5 të shkallës rihter.
Sipas asaj që raporton EMSC, i pari u regjistrua rreth orës 04:39, 14 km në veri të qytetit të Durrësit.
I dyti, rreth orës 05:02 21 km në jug-perëndim të qytetit të Tepelenës, i cili ishte edhe më i forti. Ndërsa i fundit me magnitudë 2.5, u regjistrua rreth 05:12, 16 km në veri-perëndim të qytetit të Gjirokastrës.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale.
