Vaksina anti-Covid, Berisha: 'Sinovac', efikasitet vetëm 50.4%

Ish kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herë efikasitetit të vaksinës kineze “Sinovac”, e cila ka nisur të përdoret pasivisht edhe në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, teksa i referohet një studimi në Brazil dhe një artikulli të prestigjiozes amerikane “New York Times”.

Sipas Berishës, kjo vaksinë ka efikasitet pak më shumë se 50%.

“Fake News! Fake News! Ky artikull nuk ekziston.
Sinovac, sipas një studimi të gjerë Brazilian, të publikuar dje, është efikase vetëm në 50,4% te rasteve. Kurse “New York Times”, në një artikull të saj të meparshëm njofton se një qime floku ndan këtë vaksinë nga pranimi i saj për përdorim për shkak të efikasitetit të saj të ulët, lehtësisht mbi 50%.

Në fakt më të ulët se tre vaksinat e tjera kineze”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

Lexo edhe: “Do ta fitojmë këtë luftë”/ Rama: Sezon turistik të lehtësuar falë vaksinimit masiv

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 185,497 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Janë kryer 34,944 vaksinime për personelin shëndetësor, 23,567 vaksinime për arsimtarët dhe 126,146 vaksinime për të moshuarit.

/a.r,OraNews