Basha nga Durrësi: Rama u bë gazi i botës, e treta fushatë që premton ujin e pijshëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit ku është takuar me një komunitet qytetarësh të ardhur në qytetin bregdetar.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u shpreh se më 25 Prill Shqipëria do të rikthehet shqiptarëve. Ndërsa nuk hezitoi të komentojë premtimin e kryeministrit Edi Rama për 24 orë ujë të pijshëm gjatë mandatit të tretë.

Lulzim Basha: 25 prilli është dita që do të ndajë nëse Shqipëria do t’i kthehet shqiptarëve apo do të vazhdojë të jetë çiflig siç ka qenë në këto 8 vite, në duart e një njeriu të vetëm. Rama u bë gazi i botës, e treta fushatë që premton ujin e pijshëm. Përse nuk u bë? S’kishte para? Kjo nuk është e vërtetë. Miliarda para janë hedhur për luks apo fasada.

Sipas Bashës, 25 Prilli do të jetë data kur shqiptarët do të marrin hak me votë.