Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë
Policia ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses. Policia bë me dije se në pranga ka rënë Sh. K., dhe akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje" dhe "Dhuna në familje".
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.