"Do ta fitojmë këtë luftë"/ Rama: Sezon turistik të lehtësuar falë vaksinimit masiv

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook barometrin global për ritmin e vaksinimit gjatë javës së fundit.

Sipas tij, me këmbëngulje, durim dhe vaksinim masiv do të kemi një sezon turistik më të lehtësuar.

"Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm", shkruan kryeministri.

të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit