Ndodh edhe kjo/ Arben Ahmetaj falenderon Arben Ahmetajn

Sa më shumë i afrohemi datës së zgjedhjeve, aq më shumë shtohen takimet e partive politike dhe kandidatëve për deputetë.

Por mes tyre ka edhe kandidatë që ndoshta në eufori e sipër falenderojnë veten për punët e kryera.

Nëse të tjerë falenderojnë kryeministrin Edi Rama, ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj ka zgjedhur të falenderoj veten.

Ahmetaj falenderon veten për atë që ai e quan punë e jashtëzakonshme me rindërtimin pas tërmetit.

Faleminderit Arben Ahmetaj për gjithë punën e jashtëzakonshme me rindërtimin pas tërmetit– shumë krenar për transformimin e Njësisë 4!”, shkruan Ahmetaj mbi videon-live e shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kur jemi edhe rreth 3 javë nga 25 Prilli kush e di çfarë do të na dëgjojnë veshët e çfarë do të na shohin sytë...

/a.r,OraNews