"Votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose...", Celibashi: Ja kur vota është e vlefshme

Zyrtarisht kemi fletën e votimit me të cilën me 25 prill qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre me votë për partinë/kualicionit që preferojnë dhe për një kandidatët.

Ne modelin zyrtar , kandidatët për deputetë do të identifikohen me anë të numrit sipas renditjes të bërë nga kryetari i tyre. Komisioneri shtetëror Ilirian Celibashi shpjegoi rastet kur vota do të jetë e vlefshme.

"Një votues mund të zgjedhi partinë ose kualicionin dhe një dhe vetëm një kandidat të kësaj koalicioni. Votuesi ka të drejtë vetëm partinë dhe kualicionin nëse nuk dëshiron që ti japë parapëlqyese një kandidati. Fleta e votimit është e vlefshme edhe nëse zgjedh vetëm kandidatin."

Me 25 prill qytetarët do të duhet të tregohen të kujdeshsshëm që vullneti i tyre politik të mos konsiderohet i pavlefshëm.

"Nuk mund të zgjedhi një parti apo një kualicion dhe kandidatin e një partie apo kualicioni tjetër. Nuk mund të zgjedhësh në çdo rast dy kandidatë apo dy parti tjera."

Formati A3 me numra, sipas Celibashit, i ka dhënë zgjidhje edhe shqetësimit të kompanisë së prodhimit të fletëve.

"Kemi marrë konfirmimin se në këtë format ata mund t'i çëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar për printmin e fletëve të votimit."

Komisionieri parlajmëroi sanksione për të gjitha partitë politike që do të shkelin Kodin elektoral gjatë këtij procesi zgjedhor.

"Jemi të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar, dhe në fund të ditës do të kemi gjykim. Ata që nuk do përmbushin përgjegjësitë, do të ballafaqohet me sanksione përkatëse"

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një postimi në tëitter, shprehu mbështetjen për përpjekjet e KQZ, në sigurimin e rregullave dhe përgjegjësive për zgjedhje të drejta, transparente dhe në kohë.

Modeli i fletës së votimit për 25 Prillin
https://youtu.be/HpztfNMZSjw