Foto/ Plumbat në makina ku udhëtonte Bardhok Pllanaj, atentati dyshohet nga 4 persona

Mbi 100 plumba janë qëlluar drejt makinës ku udhëtonte Bardhok Pllanaj mbrëmjen e 4 prillit 2021 në Shkodër.

Ora News sjell foto të makinës së viktimës e cila në krahun e timonit dallohen qartë dhjetra shenja të plumbave.

Burime për Ora Neës bëjnë me dije se në trupin e 46 vjeçarit janë gjetur mbi 30 plumba , por ata që kanë rezultuar fatal janë plumbat në kokë dhe në gjoks.

Mbrëmjen e së dielës, 4 prill 2021, po lëvizte me mjetin e tij tip “Range Rover”, dhe po shkonte drejt shtëpisë së tij në Shtoj kur I kanë zënë pritë në një rrugë dytësore dhe e kanë goditur me breshëri plumbash.

Pranë vendit të ngjarjes policia ka gjetur të djegur dhe një makinë tip “Pasat”, me targa italiane që dyshohet se është e autorëve.

Ne foto: Makina e Bardhok Pllanajt

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Lexo dhe: U qëllua mbi 100 herë me armë zjarri, zbardhet dinamika e vrasjes së Bardhok Pllanajt

Dyshohet se janë 4 persona të përfshirë në atentat. Tre mendohet të kenë qenë në makinën Passat, dhe 1 që ka qenë ne vendin e ku u djeg makina dhe ka ndihmuar të largohet.

Ne foto: Makina e djegur, dyshohet se eshte e autoreve te atentatit